Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Tropojë, gjatë një turi falënderimi me qytetarët në prag të përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri.
Kim u takua me disa qytetarë dhe konsumoi kafe në një nga lokalet e qytetit. Ajo u shpreh se Tropoja është një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri.
“Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vij në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time.
Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” ka deklaruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.