Rama në Gjirokastër: Parkimi nëntokësor do t’i japë frymëmarrje të re qytetit

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë qëndrimit në qytetin e Gjirokastrës inspektoi punimet në parkimin nëntokësor në sheshin e “Çerçizit”. Ai thotë se ka nisur faza e dytë e projektit, i cili konsiston në veshjen me gurë të hapësirës ku ecin këmbësorët.

Kjo ndërjyrje shkruan Rama do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjirosë.

Shefi i qeverisë thotë se rrugët e Gjirokastrës janë të mbushura me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shohin nga afër bukuritë mahnitëse që të ofron qyteti i gurtë.

“Gati parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit, mbi të cilin ka nisur faza e dytë e projektit, riveshja me gurë e hapësirës së madhe këmbësore, që do t’i japë një frymëmarrje të re të qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *