Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi prishi qetësinë në një lokal dhe kundërshtoi me forcë efektivin e policisë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Njoftimi i Plotë:
Prishi qetësinë në një lokal në zonë bregdetare, si dhe kundërshtoi me forcë, punonjësin e Policisë që kryente veprimet për rastin, vihet në pranga 38-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, kanë konstatuar se shtetasi E. M. po prishte qetësinë publike, në një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për shoqërimin e shtetasit E. M., i cili gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.