68-vjeçari mësohet se ishte shtruar në spital në një gjendje ‘kritike’ pasi u rrëzua gjatë një udhëtimi për të takuar aleatin e ngushtë Vladimir Putin. Incidenti me shëndetin e Lukashenkos vjen pasi para disa javësh lideri bjellorus u zhduk nga sytë e publikut për ditë me radhë për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve lokale për t’i dhënë fund spekulimeve me fotografi dhe video të kreut që kryente detyrën më 15 maj, mjekët po ngrenë sërish shqetësime mbi shëndetin e tij sipas DailyMail.

Valery Tsepkalo, lideri i opozitës bjelloruse, tha: “Sipas informacioneve që kemi, të cilat kanë nevojë për konfirmim shtesë, Lukashenko, pas takimit me Putinin me dyer të mbyllura, u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik Qendror në Moskë, ku ndodhet tani.”