Situata në Veri, paralajmëron Vuçiç: Javën tjetër bisedime me Macron dhe Scholz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njofton se javën që vjen do të zhvillojë dy takime të rëndësishme me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rindezja e tensioneve mes dy vendeve.

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in. Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *