‘Sunak’ sfidon emigrantët: Nëse vini ilegalisht, do ndaloheni ose dëboheni

Për të hedhur poshtë tentativat e trafikantëve që përdorin internetin për të gjetur ‘klientë’ që paguajnë rreth 4 mijë paund për të shkuar në Britani, qeveria britanike ka nisur fushatë sensibilizuese për t’i dhënë mesazh të gjithë emigrantëve shqiptarë që futen përmes rrugëve ilegale. Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi paralajmëruese që targeton shqiptarët duke i thënë do të “përballen me ndalimin dhe dëbimin” nga Britania nëse guxojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme.

Qeveria tha se fushata që kanë nisur, duke filluar javën e ardhshme, do t’i “bëjë të qarta rreziqet” me të cilat përballen emigrantët që vijnë me gomone. Sipas Home Office, Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë dhe shumë shtetas po udhëtojnë nëpër vende të shumta në mënyrë që të shkojnë në Britani, ku bëjnë edhe kërkesa për azil. Fushata pason një lëvizje të ngjashme të mediave sociale të nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar. Qeveria nuk e tregon sa do të shkojë kostoja e kësaj fushate në rrjete sociale.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se do të punojnë fort që njerëzit të mos bëjnë udhëtime të panevojshme e të rrezikshme.

Shqipëria është kombësia më e zakonshme që aplikon për azil në Britani. Këtë vit, deri në mars 2023 ka pasur 13,714 aplikime nga shtetas shqiptarë. Midis janarit dhe marsit, 1% e mbërritjeve me gomone ishin nga Shqipëria.

Fushata pason projektligjin e qeverisë për emigrimin e paligjshëm, i cili synon të kthejë emigrantët e paligjshëm në shtëpi ose t’i dërgojë në një vend të botës së tretë si Ruanda.

Ministrat gjithashtu shpresojnë se legjislacioni do të ulë koston ditore prej 5.5 milion paund për strehimin e emigrantëve. Projektligji është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë të cilët argumentojnë se ai është edhe i pazbatueshëm dhe “moralisht i papranueshëm”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *