SHBA/ Autoritetet kanë reaguar sërish për shembjen e pallatit 12-katësh në Miami, duke ngritur alarmin pasi 1 person është shpallur i vdekur, ndërsa numri i të humburve nën rrënoja ka shkuar në 100.
Autoritetet shprehen se është e paqartë se sa persona ishin brenda në ndërtesë në momentin që ndodhi tragjedia. Orët e fundit ekipet e kërkim-shpëtimi kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat 35 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në spital.
Ndërtesa ishte ndërtuar në 1981 dhe ka më shumë se 100 apartamente. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë, megjithatë, banorët thonë se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.
/Priza.al/