Dita e hënë ka nisur sërish me tensione në 4 komunat në veri të Kosovës. Qytetarët serbë kanë nisur protestën, ndërsa në të katërta komunat ka prezencë të shtuar të policisë së Kosovës dhe të KFOR.
Në komunën e Zveçanit, pak minuta më parë, policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës në derën e godinës për të larguar protestuesit.
Ndërkohë mësohet se Lista Serbe ka shtruar dy kërkesa për largimin e protestuesve nga objekti i komunës, të cilat kanë të bëjnë me largimin e policisë së Kosovës nga zona dhe dorëheqjen e kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit.
Kujtojmë që BE dhe SHBA kanë dalë kundër këtij veprimi të qeverisë së Kosovës, ndërsa Vuçiç u shpreh se situata është më e tensionuar se kurrë më parë./ABCNews