Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut Rinia, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit “Benz” po qarkullonte me shpejtësi.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
/Priza.al/