Me 23 emigrantë ilegalë në furgon, arrestohet 35-vjeçari (Emri)

Një shtetas 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta kundrejt pagesës.

Leksi Veshollari është kapur me 23 emigrantë në furgon në afërsi të fshatit Tren, Devoll të cilët do i kalonte drejt kufirit. Kundrejt transportit, bëhet me dije se i riu kërkonte nga emigrantët pagesë prej 300-1000 euro personi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 12”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit.      Transportonte me furgon, 23 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari.

Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 12”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *