Goditet me shishe kreu i Listës Serbe, kërkoi nga protestuesit…

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Të tubuarit nuk e lejuan duke thirrur “tradhti”.

Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *