Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh problematike në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës.
Lidhur me Bordin e Karburanteve, sipas Tabakut është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Ajo përfundoi deklaratën e saj duke thënë se si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë në dëm të interesit të publikut.
Tabaku: “Nga hera e fundit që keni raportuar, keni pasur ndonjë konflikt interesi? Operatorët në marrëveshje me njëri-tjetrin konkurrojnë për të mbushur vendin, konkurrojnë pa dokumenta, në rastin më të madh në fondin e tyre limit.
Jam e interesuar për deklaratën për kapjen e shtetit me ligjbërje. Është akuzë e madhe për këtë mazhorancë. Presupozimi se në këtë Parlament vijnë ligje të sponsorizuara nga biznese të caktuara, është shqetësimi që e kam ngritur vazhdimisht.
Për Bordin e Karburanteve, është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Nuk është në interes të qytetarëve. Unë ndjej shqetësim dhe keqardhje edhe për deklaratën e Ministres së Financave për fiskalizimin. Nëse vjen përfaqësuesi i shtetit e na gënjen, dhe nuk flet në të mirë të interesit publik. Si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë e në dëm të interesit publik”.