Një pjesë e mirë e kanaleve të Venecias u ngjyrosën jeshile. Gondolierët mund të shiheshin teksa notonin përmes ujërave fosforeshentë ndërsa turistët i bënin fotografi zonës së gjelbër nga ura Rialto dhe përgjatë kanalit.
Autoritetet italiane dyshuan fillimisht se kjo ishte një vepër e grupit të ambientalistëve ‘Gjenerata e Fundit’ të cilët më herët vandalizuan shatërvanin e njohur ‘Fontana di Trevi’ në Romë. Por, përmes një deklarate me shkrim ky grup ambientalistësh kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
Nga analizat e para rezulton se uji i gjelbër nuk paraqet asnjë rrezik për popullatën apo gjallesat e kanalit.
Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar personat që e kanë shkaktuar atë.