Ditën e sotme janë rikthyer protestat e qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Në komunën e Zveçanit policia është detyruar të hedhë edhe gaz lotsjellës për të larguar protestuesit që tentonin të futeshin në godinë.
Së fundmi, raportohet se policia ka vendosur të evakuuojë gazetarët, duke i futur brenda objektit të Komunës së Sveçanit.
Policia ka vlerësuar se gazetarët mund të jenë të rrezikuar dhe i ka strehuar brenda Komunës.
Krerët e Listës Serbe kanë kërkuar largimi e njësive speciale të Kosovës nga zona dhe dorëheqjen e kryetarëve të rinj për të larguar protestuesit.