Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë qelinë për disa orë dhe ka shkuar në Kosovë pasi Gjykata Speciale ka plotësuar kërkesën e tij.
Mësohet se shkak për lirimin e Thaçit për disa orë ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.
Raportohet se nëna e Thaçit ka dalë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku trajtohej prej disa ditësh për shkak të gjendjes së saj.
Thaçi tanimë ndodhet në banesën e familjes së tij në Burojë, teksa zona është rrethuar nga forca të shumta policie, si edhe nga EULEX-i.