Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritete franceze në qytetin e Lionit pasi u kap me heroinë dhe kanabis.
Sipas mediave franceze gjatë kontrollit atij iu gjetën disa doza heroine gati për shitje, ndërsa pas një kontrolli në dhomë ne tij të hotelit u gjet një sasi rreth 200 gramë heroinë, si edhe rreth 50 gramë kanabis.
Po ashtu efektivët gjetën 2000 euro që besohet se janë përfituar nga shitja e drogës.