Vendi është përfshirë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, dhe breshëri në disa zona.
Për pasojë shumë vende janë përballur me përmbytje, përfshirë edhe disa lagje në kryeqytet.
Aktualisht situata paraqitet problematike në Kuçovë, ku kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi që hyrja e qytetit të përmbytet. Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, po ashtu ka pasur edhe rrëshqitje dherash.
Raportohet se nga rrëshqitja e dherave, janë shkaktuar dëmtime në disa banesa private, ku në disa prej tyre kanë rënë edhe suvatë.