Përplasjet në veri/ Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit, duhet të përballen me drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Ajo u shpreh se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR-in.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani u shpreh se ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *