Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së. Përmes një postimi në facebook ai thotë se shpreh shqetësimin për dhunën dhe dënoi sulmet kundër policisë së Kosvoës, KFOR dhe gazetarëve.
“Grafitet e ultranacionalistëve serbë në makinat e NATO-s kujtojnë kohët e errëta të Kosovës” shkruan Kurti në një postim në tëitter duke shtuar se “Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”
Edhe ambasadori Hovenier, së bashku me diplomatët kryesor perëndimorë u takua pasdite me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar situatën në veri.
Ai ritheksoi shqetësimin për zhvillimet në zonë dhe nevojën për të ulur tensionet, ndërsa tha se i është kërkuar kryeministrit Kurti të marra hapa për të siguruar shtensionimin.
“SHBA dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër trupave të KFOR që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”