Meloni: Dënojmë sulmin ndaj KFOR, të ndalen veprimet e njëanshme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Meloni u ka shprehur ngushëllime ushtarëve italian të plagosur, ndërkohë që ka dënuar me forcë sulmet që i janë bërë KFOR-it. Po ashtu Meloni shkruan se duhet që të shmangen veprimet e mëtejshme dhe të njëanshme nga autoritetet e Kosovës.

Postimi i Plotë:

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *