Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me familjen Gashi, pjesëtarët e së cilës humbën jetën sot në aksidentin tragjik në autostradën Fier-Vlorë.
Familja prej 4 pjesëtarësh jetonte prej 20 vitesh në Greqi, ku janë aktualisht dhe prindërit e Eduart Gushit e familjarë të tjerë. Gjatë verës, ata vinin zakonisht në Shqipëri.
Me hapjen e kufijve, Eduart Gushi, kishte marrë të shoqen Silvana dhe bashkë me dy vajzat, Anasatasia e Eva, ishin nisur të kalonin disa ditë pushimesh në bregdetin e Vlorës, ku dhe jetonin prindërit e bashkëshortes. Por, fatkeqësisht nuk arritën gjallë atje.
Një i afërm i Eduartit tha për gazetarët se ata ishin një familje shumë e respektuar dhe se kanë hidhëruar shumë njerëz me ikjen e tyre.
“Shuhet familja. Alamet djali, Alamet familje. Vajti për jetë të mirë. Vjen kthehet. Kishte ikur në Greqi. Kishte një vit e gjysmë, dy vjet që kishte ikur. Ikën për të punuar. I ka në Greqi të tërë. Ka nja dy vjet që nuk e kam parë të jetë kthyer. Sivjet kishte ardhur. Këtu nuk kishte punë. Nuk e di se unë kam qenë për vete në Greqi. Bashkë ikën ata familjarisht ikën. Në Greqi kanë ikur edhe prindërit,”- deklaroi ai.