Messi ‘vjen’ në Tiranë, ja si mund ta ‘takoni’

Artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco po realizon në një prej fasadave në Tiranë portretin gjigand të Lionel Messit, që konsiderohet edhe si lojtari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave.

Muralja e Mesit do jetë te Godinat e reja të Konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet.

Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *