Braçe te ‘Ekonomia’: Tregu i sigurimeve pa konkurrencë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë e vuri theksin tek fakti se sipas tij ‘tregu i sigurimeve është kënetë pasi nuk ka më konkurrencë’.

“Në tregun e sigurimeve nuk kemi stabilitet, e kemi kënetë, në këtë treg nuk ndodh asnjë gjë, zero. Vetëm 12 kompani nga dita e parë deri sot, në këtë treg konkurrenca është vrarë dhe ka një arsye pse nuk ka konkurrencë: Arsyeja është marrëveshja.. s’është ky dinamizmi i tregut, nuk ka përmirësim, dukshëm. Ore si ka mundësi që në këtë vend ndodhin ndryshime të mëdhaja dhe këtu nuk ka një fjali të vetme për të promovuar produktet e reja në këtë fushë, as nga qeveria mo po të doni… në radio dilte në 1 minutë e gjysmë presidenti njërit dhe thoshte aty tani nis sezoni i aksidenteve, sigurohuni… dhe ai shiu breshëri dje atje në Kuçovë, asnjë fjalë qeveria, asnjë fjalë ministria, asnjë fjalë institucioni, asnjë fjalë kompanitë, dhe qajnë njerëzit… Këta kompani kanë bërë marrëveshje mes njëra tjetrës dhe ndajnë paratë”, tha Braçe.

Komisioni i Ekonomisë/ AMF raporton zhvillimet në tregun e sigurimeve


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *