Përplasjet në Veri, sulmohet gazetarja kosovare

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova është sulmuar gjatë një lidhjeje direkte në edicionin e lajmeve në orën 15:00.

Personat e maskuar në Leposavic kanë sulmuar më herët gjatë ditës gazetarët që po raportojnë nga veriu.

Protestuesit serbë i janë afruar gazetares dhe i kanë mbyllur çadrën e shiut.

Persona të maskuar kishte edhe dje në protestat e dhunshme në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *