Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit

Shumë shpejt do të hapet edhe tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga punimet në tunelin e Murrizit, shpjegon se punimet ecën me ritme më të ngadalta për shkak të gjeologjisë tepër të vështirë. Pavarësisht kësaj, Rama thotë se puna nuk do të ndalet deri në hapjen e plotë të tunelit, i cili do t’i sjellë një zhvillim të madh qarkut të Dibrës.

“Edhe hapja e Tunelit të Murrizit po përfundon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të vihet në vijë përfundimisht. Gjeologjia tejet e vështirë solli vonesa të paparashikuara në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës”, shkruan Rama.

Tuneli i Murrizit ka sjellë ngërçin më të madh gjatë punimeve, ku rrëshqitjet e dherave kanë penguar vijimin e punimeve me ritme të shpejta. Rruga e Arbrit kalon në fshatrat e Tiranës konkretisht në njësinë Administrative të Zall Bastarit (Ferraj, Brar, Shkalla-Tujanit Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murriz) dhe nëpërmjet Tunelit të Murrizit rruga përshkon territorin e Bashkisë Klos (duke përshkuar fshatrat Drezes, Xibër, Shkallë, Fshati Fshat). Pas daljes nga tuneli i Qafe Buallit rruga kalon në Bashkinë Bulqizë, dhe në afërsi të urës se Çerenecit përshkon ne gjurmën e re, në të djathtë të fshatit Shupenzë e më tej në Gjoricën e poshtme e përfundon në Bllatë të Dibrës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *