Pas shkarkimit nga detyra për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë deklarimin e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, burime te sigurta bëjnë me dije se Vehbi Bushati merr detyrën si këshilltar në kabinetin e drejtorit të përgjithshëm.
Kujtojme se Vehbi Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, rreth një vit më parë.
Ai zuri vendin e Oltian Bistrit. Më parë ai kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.