Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë. Ai tha se ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit. Peci tha për KosovaPress, se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.
“Nuk kemi pasur këtë lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos shkaktuar ndonjë tepri, jo mos shkonim (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.