SHBA-ja ka ndaluar takimet dhe vizitat e zyrtarëve të Prishtinës në Amerikë, raporton media serbe Alo.rs. Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarë ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës. Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka patur përgjigje.
SHBA-ja kritikoi Qeverinë e Kosovës duke thënë se më 26 maj kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore kanë hyrë me dhunë në ndërtesat komunale në veri. Hovenier tha se SHBA po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.
“Më duhet të them se për momentin SHBA-të nuk kanë shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vende të panjohura, apo puna aktive për përmirësimin e Kosovës në rrugën euroatlantike. Na vjen shumë keq që Situata ka ardhur deri këtu, por unë duhet të jem “Sinqerisht, kjo është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti t’i dëgjojë këshillat tona dhe menjëherë të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve në veri”, tha Hovenier.