Mbrëmja e Maturës është një nga momentet që i kujtojmë gjatë gjithë jetës sonë. Rasti që vjen nga Kamza e tregon më së miri këtë. Mbrëmja ka përfunduar me propozim martese.
Në videon e bërë virale në rrjetet sociale shihen disa të rinj që kanë inskenuar një arrestim nga policia e më pas djali i ka propozuar vajzës për martesë. Kjo skenë u shoqërua me shumë duartrokitje dhe ovacione.