Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Bebe Rexha ka suprizuar të gjithë shqiptarët me projektin e saj të ri që pritet të publikojë. Bebe Rexha sapo na ka zbuluar se ka gati një këngë në gjuhën shqipe.
”Të dua”– titullohet projekti i artistes shqiptare me famë botërore e cila kujton në çdo moment prejardhjen e saj. Bebe ka zbuluar një fragment nga projekti i saj me Dj Gimi, i cili flet për një histori dashurie.”A e di sa shumë të dua”- dëgjohet të thotë Bebe në gjuhën shqipe, e duhet pranuar se i shkon shumë këndimi në shqip.
Ajo nuk e ka bërë me dije se kur do e publikojë këngën.