OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës që nesër do të ndërpritet energjia elektrike gjatë fashës orare 09:00-16:00. Përmes një njoftimi publik, bëhet e ditur se nuk do të ketë drita si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike. Elektriciteti do të mungojë në rrugën “Niko Avrami” , rrugën “Myslym Keta”, si dhe rrugën”Aleksandër Moisiu”
Njoftimi i plotë i OSHEE:
Përshëndetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 26 qershor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 26 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:
Pjesërisht: Rruga “Niko Avrami” , rruga “Myslym Keta”, rruga “Aleksandër Moisiu”.
/Priza.al/