Rikonstruksioni i kabinave elektrike, OSHEE: Nesër do ketë ndërprerje të energjisë në kryeqytet

OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës që nesër do të ndërpritet energjia elektrike gjatë fashës orare 09:00-16:00.  Përmes një njoftimi publik, bëhet e ditur se nuk do të ketë drita si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike. Elektriciteti do të mungojë në rrugën “Niko Avrami” , rrugën “Myslym Keta”, si dhe rrugën”Aleksandër Moisiu”

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Përshëndetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 26 qershor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 26 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

Pjesërisht:  Rruga “Niko Avrami” , rruga “Myslym Keta”, rruga “Aleksandër Moisiu”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *