Kënga e Shakirës dedikuar ish-it thyen rekorde shikueshmërie në YouTube

Një këngë nga Shakira për ish-partnerin e saj Gerard Pique për tradhtinë e tij ka thyer rekorde në ‘YouTube’.

Videoja e ‘Out of Your League’ është parë më shumë se 63 milionë herë në 24 orë, duke e bërë atë këngën latine më të ndjekur në atë periudhë kohore.

Shakira u nda nga ish-futbollisti i Barcelonës, Pique në vitin 2022 pas më shumë se 10 vitesh së bashku. Dyshja kanë edhe dy fëmijë së bashku.

Shakira i bashkohet listës së interpretuesve latinë për të thyer rekorde në YouTube – duke përfshirë J Balvin, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *