Rama: Nëse Ballkani kollitet, për BE kjo është pneumoni

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë ditën e sotme në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business” në forumin “GLOBSEC 2023”.

Rama: “Gjërat janë shumë të qarta, duhet të jemi të hapur të diskutojmë çështjet reale pa u fshehur. Ajo çfarë kemi kaluar deri sa çelëm bisedimet, për të pasur një realitet, ndërkohë Këshilli ka një logjike krejt ndryshe, nuk ka rendësi nëse ke përmbushur detyrimet, nëse  ka zgjedhje në një vend nuk e merr.

Na është thënë duhet të bëni më shumë për korrupsionin, duhet të bëni më shumë për këtë e atë, jo ne kemi bërë saktësisht atë çfarë duhet të bënim, për aq sa ka vlerësuar KE. Ndaj më mirë të na thonë, po jeni shumë mirë por në këtë moment ne kemi problemet tona dhe nuk mund ta bëjmë. Ju përmendët lodhjen nga zgjerimi, në rregull ne nuk po vrapojmë, që të bëhemi shtete anëtare të BE.

Jam pjesë e asaj që mendon se kur nuk funksionon me 27 vende si do të funksionojë duke u anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit, ndaj le të hapim një bisedim të qartë për të thënë jo, gjejmë diçka ndryshe. Por duhet të hyjmë në një marrëdhënie të re, jemi të prirur të pranojmë se koha kur do jemi në tryezën e BE do jetë e largët, por ajo që duhet bërë tani është që BE të hape një erë të re bashkëpunimi sa u përket fondeve, në të kundërt nuk do të ketë asnjë të ardhme për sigurinë e stabilitetin e Ballkanit, dhe nëse Ballkani kollitet për BE kjo është pneumoni.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *