Shpërdorim detyre me vlerë 1.2 mln euro, ndryshohet masa e sigurisë për Gjokutajn

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj.

Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milionë euro.

Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja të kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *