14 maji/ Berisha: Votuesit ‘shëtitës’ u shfaqën si ‘fantazma elektorale’

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha denoncoi ditën e sotme nga selia blu fenomenin e “votuesve shëtitës”. Ai tha se ky fenomen u dyfishua në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas Berishës ata janë identifikuar në të gjithë vendin. Ai bëri një kronologji duke theksuar se fenomeni u shfaq që në vitin 2015 si fantazmë elektorale.

Berisha: “Farsa zgjedhore kishte dimensionet e saj të shëmtuara. Njëri prej të cilëve janë edhe votuesit shëtitës. Ata u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-s kur në një uzinë pa dyer dhe pa dritare, të braktisur prej vitesh në Kavajë ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës ndërkohë që nuk kishte asnjë njeri.

Edhe në Durrës u gjetën votues të regjistruar në garazhe deri te shatërvani në qendër të qytetit si adresë. Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votues shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i votuesve të paidentifikuar u dyfishua nga 5 mijë në 9600. Në këtë qytet 3900 emigrantë që rezultonin se kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri.

Në këto zgjedhje kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Fenomeni i votuesve shëtitës është një fenomen i cili po studiohet me intensitet nga PD. Ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës janë në të gjithë vendin. Loja apo manovra me listat e zgjedhësve është bërë në përjashtimin e mbi 180 mijë zgjedhësve nga votimi duke u ndryshuar qendrat e votimit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *