Albanologjia kaloi nën varësi të Gjinushit, senati i ASA: Vendim që godet shkencën

Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet kundët vendimit të qeverisë që vendosi kalimin e këtij institucioni në varësi të Akademisë së Shkencave të drejtuat nga Skënder Gjinushi.

Në reagimin e tyre publik, ata theksojnë se janë plotësisht kundër këtij vendimi, duke e konsideruar politik, që godet shkencën në Shqipëri dhe është hartuar pa konsultime e pa transparencë.

Më tej në deklaratë, thuhet se ata do të vazhdojnë misionin për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

“Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall: Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave; Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri; Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë. Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik. ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *