Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë të Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.
Një automjet i paidentifikuar ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Drjetuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës.
Policia e Kurbinit po punon për gjetjen e drejtuesit të automjetit.