Al Pacino në pritje të fëmijës së katërt me të dashurën 53 vite më të re

Aktori i Hollivudit, Al Pacino do të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Aktori që u bë i famshëm në filmin “Kumbari”. Ai ka bërë me dije se e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë.

Një përfaqësues i Al Pacinos konfirmoi lajmin nga media të shumta, si ‘People’, ‘The Hollywood Reporter’. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Pacino dhe Alfallah kanë qenë së bashku që nga periudha e pandemisë Covid-19.

Ndërkohë Al Pacino është babai i tre fëmijëve – dy me Beverly D’Angelo dhe një me Jan Tarrant. Karriera e tij filmike është më shumë se pesë dekada. Pacino ka luajtur në ‘The Irishman’, ‘The Godfather’, ‘Scarface’ dhe ‘Scent of a Woman’, (Aromë Gruaje) me të cilin fitoi dhe çmimin Oscar.

Alfallah punon në industrinë e filmit dhe ka prodhuar filma si ‘Billy Knight’, ‘Little Death’ dhe ‘Brosa Nostra’.

Pak ditë më parë ishte një tjetër aktor i njohur, Robert de Niro që njoftoi se kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë në moshën 79-vjeçare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *