Një ngjarje terrori ka ndodhur ditën e sotme në Korydallos, Greqi ku një një burrë misterioz i cili hipi në makinë dhe iu afrua dy nënave të reja 22 dhe 27 vjeç ka gjuajtur me armë zjarri drej tyre.
Burri ka ngritur armë dhe ka qëlluar në ajër, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre fëmijë të moshës 2 dhe 3 vjeç, të cilët janë dërguar në Urgjencën e Spitalit Attica.
Siç u konstatua nga mjekët, të tre fëmijët kishin plagë të shumta në trup të cilat depërtuan në lëkurë në shpinë, krahë dhe kokë. Informacionet thonë se sipas mjekëve kurues nuk ka rrezik për jetën dhe lëndimi është i lehtë.
Madje, ata për masë paraprake janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike dhe sot kanë dalë nga spitali. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Stathopoulou 15.
Nënat kanë dhënë një deklaratë në Polici, si dhe përshkrimin e të armatosurit dhe mjetit të tij, për pasojë Autoritetet janë në kërkim të tij.