Kush është futbollisti spanjoll që i ka ‘vjedhur’zemrën Eleni Foureira?! Publikohet fotoja e parë

Këngëtarja e njohur Eleni Foureira ka publikuar mbrëmjen e djeshme disa foto me partnerin që i ka vjedhur zemrën.

Tek fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe futbollisti spanjoll, Alberto Botian, shihen duke pozuar para pasqyrës.

Dyshja duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Ata filluan të dilnin bashkë në vitin 2017 dhe marrëdhënia e tyre ka ardhur duke u përforcuar gjithnjë e më shumë.

Artistja 34-vjeçare dhe sportisti 32-vjeçar janë munduar që ta mbajnë lidhjen e tyre private dhe sa më larg syrit të publikut, por mesa duket tashmë çifti ka vendosur të gëzojë fansat me disa imazhe krah njëri-tjetrit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *