“Forcat e Armatosura serbe janë plot vendosmëri dhe të gatshme të kryejnë çdo detyrë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, duke iu referuar tensioneve të krijuara mes palëve në Mitrovicë.
“Sot kam vizituar disa nga forcat e Ushtrisë Serbe që janë dislokuar afër kufirit me Kosovën. Gjatë inspektimit kam biseduar me ushtarakët serbë dhe jam siguruar për gatishmërinë e tyre për të kryer çdo mision. Gjithashtu kam mundur të vlerësoj gatishmërinë e ushtarakëve të Forcave të Armatosura serbe”, shkroi ai në Twitter.
Më herët Vuçeviç ka theksuar se Forcat e Armatosura të Serbisë nuk mund të injorojnë dhunën ndaj serbëve në Kosovë dhe do të duhet të reagojnë për dhunën ndaj bashkatdhetarëve të tyre.