Tifozët e Hungarisë janë kthyer në një çështje të vërtetë për UEFA-n me sjelljet e tyre antisportive në shkallët e stadiumit.
Pas koreve racistë në drejtim të Mbappe dhe Benzema në ndeshjen ndaj Francës, kësaj here tifozët e Hungarisë janë vendosur nën hetim nga UEFA me akuzën e “diskriminimit”.
Nuk është i specifikuar drejtimi i hetimit, por thuhet se disa kore homofobike janë dëgjuar pak para startit të ndeshjes. Gjermania kërkoi të ndriçonte stadiumin “Allianz Arena” me ngjyrat e LGBT-së, por mori përgjigje negative nga UEFA.
Ndërkohë, ky veprim i ‘pancerave’ erdhi pas një ligji të miratuar në parlamentin hungarez kundër homoseksualëve, me pretendimin se po shkeleshin të drejtat e njeriut. Por duket se tifozëve hungarezë nuk u ka pëlqyer kjo.
/Priza.al/