Parregullsi zgjedhore/ Kamera e sigurisë kap “mat” vëzhguesen e PS

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka publikuar videon denoncuese ku shihet qartë që vëzhguesja e PS fut fletë votimi fshehurazi tek numëruesi.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Maliqi thotë se ky është vetëm një nga shumë rastet të manipulimit të votave që është bërë në këtë bashki. Gjithashtu Maliqi thotë se kutitë e votimit në mesnatë u lanë në mëshirë të fatit me qëllim për të manipuluar rezultatin.

“Krim shtetëror dhe elektoral në KZAZ -në Kuçovë. Shihni videon se si vezhguese e Rilindjes fut fletë votimi fshehurazi tek numëruesi. Manipulim, vjedhje, braktisje e KZAZ para votimit, fallsifikim firmash, kuti të dyshimta me vula e kode të ndërruara. Kamera e sigurisë e instaluar pa funksionim të duhur në të gjitha tavolinat. Braktisja e kutive nga ora 11:15 deri në 12:40 të natës para fillimit të numërimit, ku mbi 1 orë e 20 minuta u lanë në mëshirë fatit dhe keqbërësve. Bashkia Kuçovë u grabit nga narkoshteti në bashkepunim në oligarkun Salillari. S’ka kthim prapa deri në zbardhjen e së vërtetës! Vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet, fallsifikohet, dëmtohet, deformohet, SPAK-u i Partisë nuk duhet të rrije në heshtje. Bashkia do ju kthehet banorëve!”, shkruan Maliqi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *