Palombarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Mat.
I riu ishte me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë. Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në lumë dhe e ka marrë rrjedha.
Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën mbrëmjen e djeshme (31 maj) nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.