Makina përplas biçikletën dhe përfundon në lumin Lanë, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë. Një automjet ka përplasur një person që po lëvizte më biçikletë. Sipas dëshmitarëve personi i plagosur gjendet i dergjur në rrugë ndërsa pritet të mbërrijë ambulanca.

Makina që ka shkaktuar aksidentin ka përfunduar anës lumit Lana.

Ditën e sotme Shqipëria u trondit nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një familje të tërë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Vlorë. Familja prej 4 anëtarësh ishte në mjet, ndërkohë që u përplas nga një ‘Audi’. Të 4 pjestarët e familjes ndërruan jetë, ndërkohë që mbetën të plagosur dhe tre të tjerë që ndodheshin në mjetin ‘Audi’.

Në Lushnjë po ashtu u raportua një tjetër aksident, ku i plagosur mbeti një fëmijë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *