U pagua për t’i vendosur tritol fasonerisë/ Zbardhet dëshmia e 16-vjeçarit

Lidhur me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në fasoneri 16-vjeçari me inicialet R.G. ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

Nga ana tjetër Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit dhe pritet të merret sërish në pyetje. Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali.

Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Bingaido dhe kërcënuar disa herë që nëse nuk do t’a paguante, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar. Dyshohet se gjoba e majme të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti pune.

https://www.priza.al/tritol-fasonerise-ne-fresk-arrestohet-nje-46-vjecar-dhe-nje-16-vjecar/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *