Tiranë/ 18-vjeçari me probleme mendore nuk mban mend adresën e shtëpisë, Policia: Kush e njeh familjen e tij të paraqitet në Komisariatin numër 6

Policia ka bërë një njoftim për një 18-vjeçar i cili duket se ka humbur rrugën për në shtëpi dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë i riu Jonuz Sulaj ka pranuar se nuk e mban mend shtëpinë dhe kushdo që ka e njeh të paraqitet në Komisariatin numër 6 ose të telefonojë në numrin 112.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Gjatë mbremjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë shtetasi Jonuz Sulaj., rreth 18 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor) i cili nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.

Aktualisht ky shtetas ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6.

Familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, ju lutemi të telefonojë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *