Takim me homologët e NATO-s/ Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për KFOR!

Ministrja për Evropën dhe Punënt e Jashtme, Olta Xhaçka ka qenë pjesë e një takim me homolgët e NATO-s për çështjen e Kosovës në Oslo. Ajo shkruan se aty ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR.

“Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius,mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën

Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës  në tërësi.

Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë.

Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës

Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.”– shkruan Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *