Kryeministri Edi Rama është filmuar teksa shfaqet i afërt me një zonjë gjatë një samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet në Moldavi.
Pamjet në rrjetet sociale i ka postuar gazetarja e “EuroActiv” Aneta Zachová. Në video shquhet Rama i cili përqafon një zonë në një mënyrë të ngrohtë, ndërsa gazetarja shkruan se personi në fjalë është kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni. Nga pamjet megjithatë nuk shquhet qartë nëse zonja në fjalë është Meloni.
Më herët gjatë ditës, Rama pati një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe siç bëri të ditur ky i fundit, u fol për situatën në veri të Kosovës, ku serbët kanë zhvilluar protesta të dhunshme ditët e fundit.